Barcelona është shumë e etur për të nënshkruar me algjerianin Riyad Mahrez nga Manchester City këtë verë, raporton Gazeta Enigma.
Katalunasit po kërkojnë të rifreskojnë ekipin pasi nuk arritën të fitojnë La Ligan ose Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Pas disa transferimeve këtë verë, drejtuesit e klubit duan të përforcohen edhe më shumë dhe disa emra kanë dalë në pah tashmë.
Sipas mediumit El Chiringuito në Spanjë, algjeriani dëshiron të largohet nga City dhe do të ishte i etur për të nënshkruar për Barcelonën.
Sidoqoftë, Mahrez hodhi poshtë pretendimet gjatë një interviste të shkurtër me DZ Sport ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare.
“Nuk ka asgjë për të ardhmen time. Jam mirë në Mançester. Do të qëndroj me dëshirën e Zotit”, deklaroi Mahrez./Gazeta Enigma/