Në një video të siguruar, shihet një autoblindë e grupit terrorist e braktisur në zonën malore në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në këtë autoblindë, shihet një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Autoblinda në fjalë është ende në atë zonë.
VIDEON mund ta ndiqni duke klikuar KËTU
Kujtojmë se Policia e Kosovës të hënën ka bërë prezantimin e armatimit që u get pas sulmit terrorist të grupit serb, i cili ishte armatim i kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.
Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues. Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit V.T, për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Ndërsa, seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve tjerë pritet të mbahet sot.