Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha i AAK-së, s’e ka idenë se çka po ndodhë në veri, raporton Gazeta Enigma.
Kështu të paktën la të kuptohej kur Gazeta Enigma, kërkoi përgjigje nga ai lidhur me situatën e krijuar atje pas vrasjes së policit, Afrim Bunjaku.
“Nuk flas për këtë”, tha shkurt ai, ndonëse ishte i informuar se tema e diskutimit do ishte pikërisht veriu.
Ndërkohë kujtojmë se pas një sulmi në veri të vendit, një nga policët e Kosovës mbeti i vrarë, teksa 3 prej sulmuesve serb konfirmohet se janë vrarë.
Kujtojmë se ky sulm u dënua ashpër nga ShBA-ja, BE-ja dhe vende të tjera aleate të Kosovës./ Gazeta Enigma.