Rifillon dialogu Kosovë Serbi, Haliti thotë se Kurti i ka letrat në tavolinë se çka ka me iu propozu

Rifillon dialogu Kosovë Serbi, Haliti thotë se Kurti i ka letrat në tavolinë se çka ka me iu propozu

Të martën më 15 qershor do të mbahet takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim shënon edhe rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi. Për herë të parë Kurti në cilësinë e kryeministrit do të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me presidentin serb, Vuçiq, për çështjen e dialogut.

Vet Kurti në fillim të mandatit kishte thënë se dialogu nuk do të jetë prioriteti kryesor i tij.

Në partinë më e madhe opozitare në vend, PDK, thonë se Kurti  i ka letrat në tavolinë se çka ka më iu propozu.

“Nëse Albin Kurti është më i fuqishëm se dy supërfuqitë botërore ai mund ta ndaloj dialogun, por problem është se Kurti i ka letrat në tavolinë se çka ka me ia propozu. Mbasi po e bën lojën e një politikani që të thotë nesër unë e bëra, por nuk e bëra siç donin ata ta bënin. Sidoqoftë dialogu duhet të behet, dialog do të të thotë bisedime me palët. E mirë është se në mes të dialogut janë vendet mike dhe besoj se askush me dhunë nuk do ta detyroj të nënshkruaj asgjë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti për “Indeksonline”.

I pyetur se a mund ta përmbyllë Kurti i vetëm dialogun mes dy vendeve, Haliti thotë se Kushtetuta e Kosovës ia ka dhënë të drejtën kryeministrit me udhëheq me negociata dhe është problem i tij a e merr dikend ose jo në takime ose a e konsulton dike ose jo.

“Ne jemi republikë parlamentare dhe të gjitha marrëveshjet duhet miratohen në Kuvend, nëse vendoset diçka që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëhere parlamenti e bën të vetën e shkarkon jo kryeministrin, por edhe Presidentin dhe këdo që e shkelë kushtetutën”, ka theksuar Haliti.

Ish nënkryetari i Kuvendit në disa legjislatura thotë se deri tani përveç deklaratës dhe krekosjes nga kjo qeveri nuk ka parë ndonjë veprim konkret sa i përket premtimeve që kanë dhënë në fushatë.

Related Articles