Sot zhvillohen tri super ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll

Sot zhvillohen tri super ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll

Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri ndeshje që janë në plan për t’u zhvilluar. 

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani do të ballafaqohet me Fushë Kosovës sot në Lipjan, ku duan të vazhdojnë ecurinë e tyre pozitive me fitore, teksa Fushë Kosova kërkon tjetër befasi.

Ekipi i Gjilanit do përballet me Lirinë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Dy skuadrat në këtë duel futen nga humbjet paraprake, pasi ‘Skifterat’ u mposhtën nga Llapi, teksa ‘Arpagjikt’ nga Feronikeli 74′.

Ndërkohë, në Suharekë, Malisheva e pret Llapin, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, pasi dy skuadrat kërkojnë pikët maksimale pas startit pozitiv të kampionatit.

Ja ndeshjet e sotme që luhen nga ora 15:00:

  • Fushë Kosova – Ballkani
  • Malisheva – Llapi
  • Gjilani – Liria

Related Articles