Të mërkurën është zyrtarizuar se Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Lazios, raporton Gazeta “Enigma”.
Është firomosur kontrata dyvjeçare mes Sarri dhe Lazios dhe në postin e trajnerit zëvendëson Simone Inzaghin, i cili ka marrë drejtimin e Interit.
Paga vjetore e Sarrit te Lazio, do të jetë katër milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Sarri ka qenë i papunë prej vitit të shkuar kur u shkarkua nga Juventusi, pasi e fitoi titullin e kampionit të Italisë.
Maurizio Sarri është trajneri i ri i ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e Lazios.