Lutfi Haziri nuk e ka të sigurt kandidimin në Gjilan

Lutfi Haziri nuk e ka të sigurt kandidimin në Gjilan

Kryesia e LDK-së ka miratuar kandidaturat për kryetarë komunash në disa qytete. Shumicës prej kryetarëve ku qeverisë kjo parti, u është dhënë besimi për të kandiduar edhe për një mandat, raporton Gazeta Enigma.

Por ka edhe përjashtime.

Në Gjilan qeverisë LDK-ja, por kryetari aktual Lutfi Haziri, nuk është zyrtarizuar ende. Sipas njoftimit të LDK-së, degët në këtë qytet kanë kërkuar konventë pune, ku do të përcaktohet kandidati. Njësoj është kërkuar edhe në Prizren. Haziri deri më tash nuk ka deklaruar se nuk do të kërkojë edhe një mandat në krye të Gjilanit.

Ai është edhe nënkryetar i LDK-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles