Sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor, ku do të jetë prezent edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Një konferencë për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi do të mbahet në orën 12.30.
Ky Samit vjen pas turit të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Agjenda e Samitit:
Në orën 09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës
Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë
Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve
Në orën 11.00 – Seanca Plenare
Në orën 12.30 – Foto Familjare
Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi
Në orën 13.00 – Drekë Pune
Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve
Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.