Dyshohet se përdori sasi të tepruar të barnave, vdes një grua në QKUK

Dyshohet se përdori sasi të tepruar të barnave, vdes një grua në QKUK

Një grua ka ndërruar jetë në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Novosellë të Kamenicës.

“Viktima femër kosovare ka ndërruar jetë në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Related Articles