Ish-menaxheri i Chelseat, Frank Lampard është përsëri i lidhur me rikthim në Ligën Premier, te skuadra e Crystal Palace.
Klubi londinez ka mbetur pa trajner pas largimit të Roy Hodgson dhe pritej të siguronte shërbimet e ish-trajnerit të Wolves, Nuno Espirito Santo.
Sidoqoftë, bisedimet thuhet se kanë dështuar dhe kjo që do të thotë se klubi anglez po kërkojnë një kandidat tjetër për stolin e skuadrës. Sipas mediumit Daily Mirror, Palace ka lëvizur drejtimit sigurimit të ish-trajnerit të Chelseat, Lampard, i cili shihet si favorit kryesor.
Përveç Lampard, Palace ka etiketuar edhe trajnerin e Sëanseat Steve Cooper dhe menaxherin e Burnley, Sean Dyche. Interesimi i Lampard për punën te Palace është i panjohur, por ai së fundmi kishte deklaruar se ishte gati të kthehej në punë pas shkarkimit nga Chelsea në janar.