Anton Cena, zyrtar policor, së fundi ka fituar medalje në nëntë garat policore në Spanjë.
Atë medalje, Cena ka vendosur t’ia dhurojë si kujtim familjes së rreshterit të vrarë në sulmin terrorist të 2 shtatorit, Afrim Bunjakut.
Fillimisht Cena u përgëzua nga Policia e Kosovës, e më pas ka thënë se ka shkuar në familjen e Afrim Bunjakut.
“Me të arritur në aeroport përgëzimet e para erdhën nga Policia e Kosovës me një torte. Më pas Brigada 138 ‘Agim Ramadani’ ma dhuruan flamurin e Brigadës që ta kam si kujtim për rezultatet e arritura që nga paslufta”.
“Dhe më pas drejtë e te familja e heroit të kombit, Afrim Bunjakut. Medaljen e fituar në garat e nënta policore në Spanjë ia dhurova familjes si kujtim. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Cena.