Një person është arrestuar dje në Pejë.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka thënë se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Përgaditja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
“PREGADITJA E VEPRAVE PENALE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS – Pejë/07.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.
Të miturit, B.M., tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Inicialet e të dyshuarit janë B.M. Atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve pasi dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.”, ka Gashi.
Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Gazetës Express se për shkak të ndjeshmërisë, rasti është deleguar në Prokurorinë Speciale.