Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se investimi në stadiumin nacional do të jetë më i madhi i bërë ndonjëherë në Kosovë.
Çeku, theksoi se është mirë që ky stadium t’u shërbejë sportivëve dhe sportdashësve të Kosovës.
“Stadiumi nacional është investimi që do të jetë më i madh në Kosovë po besoj se edhe për shumë dekada në vijim. Duhet ta bëjmë mirë, Kosova është shumë e vogël për të pasë rivalitete të lokalizimeve, ai stadium do të ndërtohet në territorin e Republikës së Kosovës, t’iu shërbej sportistëve dhe sportdashësit të Republikës së Kosovës, kudo që vendoset Kosova është relativisht e vogël, e qasshme, me rëndësi është që kur ti vendosim ato dhjetëra miliona euro të taksapaguesve në një stadium të tillë, mas disa viteve mos të shndërrohet në gërmadhë”, u shpreh Çeku, i ftuar në “Sports Show” në Klan Kosova.