KF Kika ka njoftuar se pas një mbledhje urgjente të kryesisë ka vendosur që ta shkarkoj nga posti i trajnerit Sadat Pajazitin pas rezultateve të dobëta në Ligën e Parë, Grupi B.
Pajaziti nga tetë xhiro në Ligën e Parë i ka pësuar shtatë humbje dhe një fitore duke pasur një start katastrofik për klubin e Kikës.
Humbja nga FC Ferizaj ishte e mjaftueshme për kryesinë e Kikës që ta shkarkonte trajnerin Sadat Pajziti, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma merr vesh se drejtuesit e klubit të Kikës nuk ishin të kënaqur me punën e Pajzizitit dhe si pasoj erdhi shkarkimi i tij.
KF Kika pozicionohet në vendin e fundit me tri pikë duke e rrezikua rënien në Ligën e Dytë.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të KF KIKËS: