Zëdhënësi publikon agjendën, ministrat e NATO-s diskutojnë nesër për situatën në Kosovë

Zëdhënësi publikon agjendën, ministrat e NATO-s diskutojnë nesër për situatën në Kosovë

Një takim i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s do të zhvillohet sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Derisa për herë të parë në selinë e NATO-s shkoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg i tha Presidentit Zelensky se lufta e Ukrainës është edhe luftë e NATO-s dhe i konfirmoi mbështetjen për anëtarësim në NATO.

“Lufta juaj është lufta jonë, siguria juaj është siguria jonë dhe vlerat tuaja janë vlerat tona. Dhe ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Ne do të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dhe do të ndihmojmë Ukrainën të shkojë drejt anëtarësimit në NATO”.

Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës do të takohen me homologun e tyre ukrainas, ministrin Umerov, në Këshillin NATO-Ukrainë këtë pasdite për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s.

Tema për ngjarjet në Kosovë pas sulmit terrorist do të jetë në agjendën e ditës së nesërme, siç ka njoftuar zëdhënësi i NATO-s, Dylan White.

Related Articles