Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në emisionin Pressing të T7, ka ironizuar me shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i Degës së LDK’së në Podujevë.
Bulliqi ironizoi duke thënë se “A e kanë shkarku a?”. Gjithashtu tha se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë çështje.
“A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, është shprehur Bulliqi.
Tutje, ai mori shembull Osmanin kur tha se dikur është shkarkuar nga LDK’ja, e sot është bërë presidente.
“Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, ka thënë Bulliqi./Gazeta Enigma/