Suksesi fantastik përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës kur flitet shqip.
Atmosfera pas sfidës ishte elektrizuese, përfshiu të madh dhe të vogël, pa diskutim u festua gjatë edhe nga protagonistët e këtij suksesi.
Nga presidenti Duka, te trajneri Sylvinho, lojtarët, të gjithë ishin të papërmbajtshëm.
Fillimisht festuan në fushë me tifozët, ndërsa festa nuk mungoi as në dhomat e zhveshjes, ku protagonist ishte dhe kreu i FSHF-ës i cili festoi pafund duke përqafur të gjithë lojtarët.