Një burrë në Ferizaj thotë se një burrë e detyroi të ndalet dhe të dalë nga vetura, më pas ia vodhi atë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se derisa ka qenë duke vozitur një person e ka ndaluar dhe e ka detyruar të dalë nga vetura.

Më pas, i dyshuari ia ka marrë veturën dhe është larguar.

“VJEDHJE E VETURES- Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 14.10.2023-22:30 . Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, e ka ndaluar i dyshuari mashkull  i cili  duke e mbajtur dorën në brez e ka urdhëruar që të dal nga vetura  me ç’rast ia ka marrë veturën dhe është larguar. Rasti duke u hetuar.” / Gazeta Enigma.

Related Articles