Kurti arrin në Tiranë për Procesin e Berlinit, Rama e pret me buzëqeshje

Kurti arrin në Tiranë për Procesin e Berlinit, Rama e pret me buzëqeshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.

Ai u prit, si të tjerët, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti nuk pranoi të flasë për gazetarët.

Samiti i Procesit të Berlinit sivjet zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Europian.

Në fokus të këtij samiti do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimi rajonal.

Çështje për diskutim sigurisht se do të jetë edhe sulmi në veri të Kosovës.

Related Articles