Nuk është rastësi që, duke përfituar nga pushimi i kombëtareve, futbollistët japin konferenca për shtyp, diçka që nuk është e zakonshme kur ndodhen në klubet e tyre përkatëse, përveç para një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, të kërkuar nga UEFA, apo kalimit të herëpashershëm në ‘mix zone’, në fund të ndeshjeve.
Në kthimin e tyre në shtëpi është vendi ku ata hapen më shumë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse deri në katër lojtarë që nga fillimi i angazhimeve të tyre ndërkombëtare kanë folur për situatën e tyre në Real Madrid.
Konkretisht, katër lojtarë që gjatë gjithë sezonit kanë lënë pozicionin e tyre natyrale në një moment ose kanë humbur peshë në 11-shen titullare: Rodrygo Goes, Edouardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Luka Modric.
Të katër, sidomos dy të parët dhe më fort braziliani, janë ankuar sepse nuk u pëlqen të luajnë në pozicionin që i ka vendosur Ancelotti ose për shkak të mungesës së minutave të dëshiruar.
Ancelotti do të duhet të merret me këto katër ‘debate’ pas rikthimit të lojtarëve nga ekipet kombëtare.
Rasti i Modric nuk është i ri, se ai nuk është shumë i kënaqur me rolin që luan këtë sezon te Real Madrid, me vetëm tre ndeshje si titullar në La Liga nga nëntë, dhe kjo është në kontrast me rolin e tij me kombëtaren e tij pasi luajti 180 minuta në disfatat ndaj Turqisë dhe Uellsit që e komplikojnë biletën e tyre për Euro 2024.
Në anën tjetër, Tchouameni preferon rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse dhe në javën e fundit ai u inkuadrua si qendërmbrojtës, duke bërë që ai të reagoj duke thënë se nuk i pëlqen ky rol.
Në rastin e Camavingas, francezi tashmë i la të kuptojë Ancelottit sezonin e kaluar se nuk ishte shumë rehat në pozicionin e mbrojtësit të majtë, por ra dakord me trajnerin se ishte opsioni më i mirë duke pasur parasysh mangësitë në atë zonë të fushës.
Në fillim të këtij sezoni, Ancelotti tha se francezi nuk do të luante më në atë pozicion, por këtë e ka bërë sërish për shkak të humbjes së Mendyt, tashmë të rikuperuar.