Ekskluzive: SC Gjilani godet duke transferuar Egzon Bejtullain

Ekskluzive: SC Gjilani godet duke transferuar Egzon Bejtullain

Sport Club “Gjilani” ka arritur marrëveshje me njërin ndër mbrojtësit më të mirë shqiptar.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Egzon Bejtullai do të jetë përforcimi më i ri i ‘kuqebardhëve’.

29-vjeçari së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës, kurse karrierë ka bërë edhe në Suedi me skuadrën e Helsingborgs IF.

Kujtojmë që Bejtullahi është pjesë e përfaqësueses maqedonase, ku ka zhvilluar 26 ndeshje.

/Gazete Enigma/

Related Articles