Ambasadori i Francës shpjegon deklaratat e Macron në Tiranë: Ka qenë mesazh politik, s’ka vendim që vë në pikëpyetje vizat

Ambasadori i Francës shpjegon deklaratat e Macron në Tiranë: Ka qenë mesazh politik, s’ka vendim që vë në pikëpyetje vizat

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka dashur të japë një mesazh politik për Kosovën dhe Serbinë, me deklaratën e tij të djeshme të dhënë në Tiranë, sipas së cilës, të dy vendet duhet ta mbajnë fjalën e dhënë. Kështu deklaroi ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gero, në intervistë për RTK Prime.

Ai konfirmon se nuk ka vendim për pezullim të vizave për Kosovën nga ana e Francës dhe se liberalizimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024. Ndër tjerash,në këtë intervistë ambasadori francez flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, situatën e krijuar pas sulmit të 24 shtatorit e tema të tjera.

“Presidenti është pyetur ne fund të një vizite bilaterale në Shqipëri gjatë së cilës marrëdhëniet në mes të Francës dhe Shqipërisë janë përforcuar. Pra, ka pasur një pyetje për situatën në Kosovë,dhe ai ka dashur t;i vendos të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, para përgjegjësive. Duke filluar me Serbinë, duke e ftuar presidentin Vuqiç që t”i dënojë fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, vrasjen e policit Afrim Bujaku, dhe sulmin ne tërësi dhe duke këkuar që të ndriçohet sulmi në tërësi dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ky ka qenë mesazhi i parë. Mesazhi i dytë për Kosovën dhe Serbinë lidhur me nevojën për të organizuar zgjedhje te reja ne veri për arsye që dihen dhe që nuk kam nevojë t’i rikujtojë. Zgjedhje me një pjesëmarrje të serbëve dhe me kthimin e serbëve në institucione. Mesazhi i tretë kishte te bënte me nevojën e formimit te asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në fund të këtij meszhi, të këtyre tre kërkesave të shprehura drejtuar njëkohësisht presidentit Vuciq dhe autoriteteve të Kosovës, presidenti Macron ka rikujtuar se liberalizimi i vizave që tani është në fuqi në Serbinë dhe që do të jetë zbatohet nga data 1 janar 2024 në Kosovë është një inkurajim pozitiv, nje gjest i mirëbesimit dhe se ky gjest nuk ka qenë reciprok dhe se është e domosdoshme që të dy palët të riangazhohen ne dialog. Ky ka qenë një mesazh politik që te dy palët shpresoj se do ta dëgjojnë.

Sot, më 18 tetor nuk vëhet në pikëpyetje vendimi teknik, por duhet me të vërtetë, që liderët politik të dëgjojnë mesazhin e presidentit. Sot, më 18 tetor asgjë nuk është vendosur që të mos ketë liberalizim të vizave më 1 janar. Nuk ka vendim teknik për të vënë ne pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovë”, tha ambasadori Gero.

Related Articles