Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmë në tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit, la të vdekur dy qytetarë nga Kosova, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Viktimat janë vëllezërit Sadik dhe Nesret Osmani nga fshati Kravaricë e Gjilanit.
Njoftimin mortor e kanë dhënë edhe familjarët e të ndjerëve, teksa ende s’janë bërë të ditura detajet e ceremonisë mortore.