“Shtetet e QUINT-it, të mos harrojnë edhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë”

“Shtetet e QUINT-it, të mos harrojnë edhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë”


Shkruan: Refik Hasani

Asnjëherë shtetet e QUINT-it  nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Asnjëherë shtetet e QUINT-it  nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më  i prapambetur në gjithë Evropën.

Asnjëherë shtetet e QUINT-it  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshje së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, mungon  Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligj përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.

Asnjëherë shtetet e QUIN-it  nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë  pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë  në qershor të vitit 1999, të ndriçojnë dëbimin dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Beograd, Nish Leskoc,Vranjë,Prokuple e Kurshumli dhe për kthimin e pronave përmes një Komisioni ashtu si parasheh Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës etj.

Asnjëherë shtetet e QUINT-it  nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshje së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kanë jubileun  tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992  –  1 e 2 Mars 2022, që të dalin në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine sepse BE-ja promovon vullnetin e shumicës.

Shtetet e QUINT-it, do të duhej  të mos  mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin Serbët në Kosovë, por po harrojnë Shqiptarët në Preshevë, Medvegjës e Bujanocit që në vitin 1992 kanë mbajtur dhe organizuar Referendum.

Related Articles