Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, takim të cilin e quajti vëllazëror.
Haradinaj tha se me Ramën folën për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni, e në veçanti për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
“I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj”.
“E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”.
Kujtojmë se ky është takimi i parë pas një kohe të gjatë kur marrëdhëniet mes Haradinajt e Ramës ishin në nivele jo të mira.