Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Bashkuar, pasi u votua për të marrë një nga pesë vendet e përkohshme në këtë Këshill, me një mandat dyvjeçar.
Kryeministri shqiptar Edi Rama këtë e cilësoi lajm të bukur, duke publikuar edhe dokumentin e votave që mori Shqipëria.
“Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndërkaq, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cilësoi historik këtë vendim duke thënë se Shqipëria po shënon një hap të ri të marrëdhënieve 65 vjeçare me OKB-në.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për një moment historik të marrëdhënieve 65 vjeçare të Shqipërisë me OKB: votimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme”.