Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se sot në mëngjes është takuar në Beograd me ministrin serb të Mbrojtjes, Milos Vucevic.
Grenell ka thënë se “Serbia e mirëpret rritjen e trupave të NATO-së në Kosovë dhe sipas tij numri i frocave serbe përgjatë kufirit është ulur ndjeshëm”.
Ai tutje ka shtuar se është koha tani që kryeministri Ablin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani të caktojnë datën për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin.
“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani tani duhet të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe”, ka shkruar Grenell në X.
This morning I heard directly from the Minister of Defense in Serbia that they welcome the presence of more @nato troops in Kosovo and have dramatically decreased the number of Serbian troops along their border.
This is great news. @albinkurti & @VjosaOsmaniPRKS must now…— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 24, 2023