Prishtina – Gjilani luhet nën ndriçimin e reflektorëve

Prishtina – Gjilani luhet nën ndriçimin e reflektorëve

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen në fundjavë.

Njëra ndër ndeshjet kryesore pritet të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Enigma.

Prishtina dhe Gjilani do t’i përballen në kuadër të kësaj xhiroje.

Gazeta Enigma mëson se kjo ndeshje do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve ditën e shtune me fillim nga ora 19:00.

Prishtina zë vendin e katërt me 13 pikë të mbledhura, kurse Gjilani renditet në vendin e shtatë me 11 pikë të grumbulluara.

/Gazeta Enigma/

Related Articles