Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla është takuar në Amerikë me Amanda Sloat, Asistente Speciale e presidentit Joe Biden dhe Drejtoreshë e Lartë për Evropën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë me të cilën kanë biseduar edhe për agresionin në Banjskë.
“Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, shkruan ajo në platformën X.
Në takim, Gërvalla njëherit ka kërkuar nga zyrtarja amerikane mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Gjithashtu u trajtua nevoja urgjente për forcimin e aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës dhe kërkova mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Kosovën”.