Paraqiste rrezik për rendin dhe sigurinë e Kosovës, depërtohet për në Maqedoninë e Veriut një person




Është depërtuar një person nga Kosova për në shtetin e tij të origjiniës në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Enigma.

Kështu kanë bërë të ditur për Enigmën, Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, shtetasit A.K, nga Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kërkesën për vazhdim të lejeqëndrimit në RKS, sipas ligjit për të huaj 04/L-219”.

Tutje nga policia njoftojnë se “I njejti me datë 20.10.2023, është depërtuar nga Kosova për në shtetin e origjinës, përmes PKK-Hani i Elezit, pasi sipas ligjit për të huaj 04/L-219, personi paraqet rrezik për rendin dhe sigurinë publike të Republikës së Kosovës.

Mediat vendore dhe rajonale kanë raportuar se policia e Kosovës fundjavën e kaluar me sukses ka realizuar aksionin e koduar “Muzikanti i djallit” duke arrestuar një spiun serb që ka vepruar i maskuar si prift i kishës serbe përmes të cilit dyshohet se është financuar e ashtuquajtura ’Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame” ose “Grup i Deçanit”. / Gazeta Enigma.

Related Articles