Xavi para “El Clasicos” flet për gjendjen e futbollistëve të lënduar

Xavi para “El Clasicos” flet për gjendjen e futbollistëve të lënduar

Trajneri i Barcelonës, Xavi Herandez, para ndeshjes me Real Madridit, në konferencë për media ka folur për futbollistët që janë të lënduar.

Ai ka thënë se është befasuar nga reagimi i lojtarëve të dëmtuar që duket se po bëjnë të pamundurën për të qenë në fushë në ”El Clasico”.

Pavarësiht dëshirës së futbollistëve, Xavi ka deklaruar se do të marr vendimet e duhura, pasi nuk dëshiron ta rrezikojë askënd.

“El Clasico është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, të gjithë kërkojnë ta luajnë atë. Jam surprizuar kur kam parë që kanë ardhur në stërvitje lojtarë të cilët i konsideroja si mungesa për ndeshjen me Realin. Kam ndjesi shumë të mira për të gjithë, por listën nuk e kam ende gati. Do të më duhet të pres edhe stërvitjen e fundit.

Lewandowski? Nëse do të jetë mirë dhe do të ndihet mirë në stërvitjen e fundit, atëherë do ta kemi në skuadër, por nuk dua të nxitohem. Po ashtu edhe për Pedrin, nuk dua të rrezikoj dhe më pas lojtarët të pësojnë një tjetër dëmtim.

Në fushë do të zbresin ata që ndihen në formë optimale, nuk do të luaj askush nëse nuk ndihet mirë. Këto janë ndeshje ku lojtarët duhet të jenë në 100% dhe të bësh të kundërtën është mjaft e gabuar.”, deklaroi Xavi.

Ndeshja Barcelona – Real Madrid do të zhvillohet të shtunën më fillim nga ora 16:15.

Related Articles