Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar disa fotografi me Presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, nga manifestimi qendror kushtuar “Ditës së Çlirimit”, i mbajtur në Poklek të Drenasit.
Por, Lladrovci s’ka harruar pa përmendur as ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.
“Sot, është nderuar sakrifica për liri në Poklek dhe Drenas por edhe krejt Kosovën, megjithëse kemi ende plagë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, mos dënimi i kriminelëve por edhe padrejtësia që po ngjan në Hagë me drejtuesit më të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, etj”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij i plotë:
Qytetarë të komunës së Drenasit,
Familjar të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, invalidë dhe veteranë të UÇK-së,
Sot, nën përkujdesjen e Sh.S.Znj. Presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku ishin të pranishëm edhe kryekuvendari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, si dhe personalitete të shquara vendore e ndërkombëtare, është mbajtur në Poklek manifestimi qendror kushtuar “Ditës së Paqes”, apo “Ditën e Çlirimit”. /Gazeta Enigma/