Suspendimet në Sindikatën e Trepçës, Osmani: Kryetari nuk mund të shkarkohet

Suspendimet në Sindikatën e Trepçës, Osmani: Kryetari nuk mund të shkarkohet

Menaxhmenti i Trepçës i suspendoi përkohësisht kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin, dy anëtarë dhe një minator.

Të suspenduar mbetën: Ibrahim Jonuzi, Gani Osmani, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, dhe Eset Meha.

Njëri nga sindikalistët e suspenduar, Gani Osmani për Klankosova.tv tha se këtë vendim nuk e lejon ligji sindikal, në rastin e kryetarit.

“Nuk mund ta shkarkojë, ligji sindikal nuk ia lejon, nuk mundet as vendim e punës të ia ndërrojë”, tha Osmani.

“Ligji Sindikal thotë se kryetari i sindikatës nuk mund të shkarkohet nga drejtori, përveç nëse bën ndonjë shkelje të rëndë që mund të dënohet me burg”, shtoi ai

Ndërsa ai theksoi se nuk e pranon këtë vendim sepse sipas tij nuk mund të bëhen shkarkime në gjendje të jashtëzakonshme.

Related Articles