Prishtina fiton një pikë ndaj Llapit edhe pse luajti me një lojtar më pak për një pjesë

Prishtina fiton një pikë ndaj Llapit edhe pse luajti me një lojtar më pak për një pjesë

Spanjolli Jalen Blesa ka shënuar gol në minutën e 77-të për t’ia siguruar një pikë të vështirë Prishtinës. Të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Prishtina barazoi 2:2 me Llapin. Ishte kjo kryendeshja e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina prej minutës së 47-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi Muhamed Useini. Arbitri dha kartonin e kuq pas rishikimit të situatës në VAR, pas një ndërhyrje të pakujdesshme të Useinit në Muhamet Hysenin.

Epërsinë e një lojtari në fushë e shfrytëzoi Llapi. Për 1:1 shënoi pikërisht Hyseni në minutën e 54-t. Ai shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit të Prishtinës. Për 2:1, Muhamet Hyseni shënoi në minutën e 67-të. Llapi realizoi aksion të bukur, ndërsa mbrojtja e Prishtinës sërish dështoi.

Por Blesa doli në skenë pas asistimit të Amar Demollit dhe realizoi për 2:2. Demolli dërgoi topin në rrjetë më pas, por goli nuk u pranua për lojë me dorë të Blesas.

Blesa kishte konkretizuar penallti në minutën e 28-të për epërsinë 1:0 të Prishtinës.

Llapi mbetet i treti me 22 pikë, sa i ka edhe Drita në vendin e dytë. Prishtina është e pesta me 17 pikë.

Related Articles