Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ullutash ka zhvilluar një takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmin e ka bërë të ditur KFOR-i, pa dhënë ndonjë detaj shtesë.
“Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, u takua me Përfaqësuesin Special të #BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, z.@MiroslavLajcak, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.