Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, së fundmi ka pësuar një lëndim në gjuhë gjatë stërvitjes së tij.
Kjo është konfirmuar nga vet klubi gjerman në të cilin luan, Hoffemheim, përmes një komunikate zyrtare.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
Futbollisti me origjinë nga Podujeva ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve në mediat vendore, kjo pasi është vënë në qendër historia e tij me ish-të fejuarën Vesa Vllasaliu – e cila aktualisht është banore e Big Brother VIP Kosova.
E çuditshmja qëndron te fakti që një lëndim të tillë, atij i ishte “dëshiruar” nga një prej banorëve të Big Brother VIP Kosova – Gani Gërmisë.
Ky i fundit ishte prekur tej mase në momentin kur Vesa kishte rrëfyer versionin e saj të historisë me Mërgimin, teksa nga mllefi në ato momente kishte shprehur një mallkim për futbollistin nga Kosova.
“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, ishte shprehur ai.
Në njoftimin që klubi gjerman bëri në platformën X (ish-Twitter), shumë përdorues komentuan me shaka se ky lëndim nuk ishte asgjë tjetër veçse një “kapje” e të nemurës së humoristit.