Tahiri: Sot në Kuvend do të kërkojmë të rritet koicifienti i pagave në 129 euro

Tahiri: Sot në Kuvend do të kërkojmë të rritet koicifienti i pagave në 129 euro

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnikt Tahiri, ka njoftuar që sot kjo parti do të kërkojë rritjen e koificientit të pagave nga 105 në 129 euro.

“Sot me fillim në ora 10:00 vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës ku si pikë e rendit të ditës pritet të jetë për votim rezoluta e propozuar nga AAK për rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro”.

Ai kërkoi që deputetët të bashkohen dhe që të votojnë “Për”.

“Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend; Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj; Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”.

Related Articles