Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar sot me Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Në takim, ne veçanti u diskutua për ligjin e ri për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje – mbrojtësit e viktimave, gjegjësisht për nevojën e rritjes së numrit të tyre, bashkëpunimin me Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe Forenzikën Psikiatrike, ka njoftuar Zyra për Informim e Prokurorit të Shtetit.
“Po ashtu, u diskutua edhe për ndërmjetësimin, nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në raport me numrin e gjyqtarëve, objektet e prokurorisë në Mitrovicë dhe Prizren si dhe çështje të tjera më rëndësi të bashkëpunimit ndër-institucional”, thuhet në një njoftim.