I ftuari i radhës në emisionin “Fakte me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova ka qenë veprimtari i njohur Xhafer MURTEZAJ, i cili në pjesë e parë të rrëfimit të tij kryesisht foli për Drenicën e njerëzit e rëndësishëm të kësaj komune.
Në mesi e rrëfimit ai foli edhe për protestat e përgjakshme të ’90-shit ku sipas tij në Skenderaj në krye kanë pasur komandantin Adem Jashari si dhe Sahit Jasharin.
“Është interesant data e 20 shkurtit 1990 në protestat e përgjakshme, atë ditë ku kanë qenë protestat në krejt Kosovën. Në Mitrovicë vrahet Selmon Vojvoda, student i vitit të dytë dhe plagosen katër apo pesë të tjerë. Ne e krejt nxënësit kemi qenë në Skenderaj të shtëpia e kulturës në protesta për kundërshtim të suprimimit të Kushtetutës. Po vijnë Policia me na largu, s’mujten, erdhën dy helikopterë gjuajtën gaz lotsjellës dhe jemi shpërnda”, u shpreh ai.
“Protestuesit, demonstruesit dolën te kryqëzimi i Jasharëve ku brohoritshin. Aty kryesori ka qenë Adem Jashari, Sahit Jashari ka pas edhe të tjerë, por ata që atë ditë kanë rënë në sy dhe kanë bërë veprim të veçantë janë këta dy”, tregoi Murtezaj.
Ndër tjera ai rrëfen edhe një përleshje mes Adem Jasharit me njërin nga policët ku më pas kishte gjuajtur edhe me armë.