Sot është kompletuar xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani e mposhti Dukagjinin me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.
Me golat e Gripshit, Tolajt e Kryeziut, therandasit i siguruan tri pikë të reja duke e vazhduar serinë pa humbje në këtë sezon.
Me këtë rast, ekipi Portokalli arriti në kuotën e 32 pikëve, 7 më shumë se ndjekësit Drita e Llapi, të cilët po ashtu fituan në fundjavë në duelet përkatëse.
Duhet cekur se skuadra e Ilir Dajës shkaku i angazhimeve evropiane i ka zhvilluar veç 12 lojë në Superligë, një më pak se Drita dhe dy më pak se Llapi.
Më poshtë mund ta shihni tabelën e Superligës pas xhiros së 14-të.