Shteti i Gjermanisë ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili ka thënë se donacionin e kanë pranuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai tha se kamionët janë në vlerë të 500 mijë eurove ndërsa theksoi se “deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrijë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro”.
“Shprehim mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës”, tha ministri i Mbrojtjes.