Fëmijët e klasave të para të cilët janë pjesë e skemës për ndihmë sociale, së shpejti do të subvencionohen për kurs të notit nga Komuna e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një njoftimi në Facebook.
“Investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithpërfshirjen”, tha kryetari.