Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut.
Ky aktgjykim është marrë sot nga kryetari i trupit gjykues.
Ai akuzohej për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar për kohën sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Me këtë aktvendim, nga akuza për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar janë liruar edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha – Parteshi, të cilët po ashtu asokohe ishin zyrtarë në Komunën e Prishtinës.