Kombëtarja e Zvicrës ende nuk e ka siguruar kualifikimin për në Evropianin 2024 që do të mbahet në Berlin.
Zvicra e nisi mirë këtë kampanjë kualifikuese, duke fituar tre ndeshjet e para të grupit I, por se në ndeshjet e radhës pati disa rezulate jo të mira.
Që pas tre fitoreve në tre ndeshjet e para, ‘Helvetët’ kanë barazuar në 4 nga 5 ndeshjet e fundit, duke bërë që ende mos ta mund ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2024, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të kësaj kampanje.
Barazimi në fund në ndeshjen e Zvicrës ndaj Izraelit, nënkupton që kombëtarja zvicërane duhet ta kërkojë atë në ndeshjen e ardhshme, e cila do të jetë ndaj Kosovës, shkruan Sinjali Sporti.
Kjo sigurisht se përveç se e rëndësishme, do të konsiderohet edhe ndeshje e veçantë për lojtarët shqiptarë si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, ku do të luftojnë për kualifikim të kombëtares ndaj vendit ku ata kanë prejardhjen e tyre, Kosovën.
Kosova ndonëse matematikisht ende ka gjasa për kualifikim, megjithatë gjasat për diçka të tillë mbesin tejet të vogla, pasi nuk varet vetëm tek ta – për t’i fituar padiskutueshëm dy ndeshjet e mbetura, por edhe se çfarë kundërshtarët e tjerër në tabelën e mësipërme bëjnë.
Tabela në grupin I qëndron me Zvicrën si lidere me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në pozitën e dytë, kurse Izraeli qëndron e treta me 12 pikë, dhe Kosova e katërta me 10 sosh.
Në duelin e parë në Kosovë, Zvicra barazoi me kombëtaren dardane, me një gol në fund të ndeshjes së shënuar nga Vedat Muriqi, për rezultatin 2-2.
E për këtë duel, Kosova do të ketë mungesa të mëdha.
Vedat Muriqi do të mungojë këtë duel pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Izraelit, ndërkohë që pos tij do të mungojnë edhe të tillë si Amir Rrahmani e Edon Zhegrova.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45, në St. Jakob-Park të Baselit, aty ku shumë shqiptarë pritet të jenë prezent për ta përkrahur kombëtaren dardane.