Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë reaguar pas suksesit të Kombëtares shqiptare e cila me lojën e jashtëzakonshme pothuajse në çdo ndeshje, arriti kualifikimin në Euro 2024.
Begaj, shprehu gëzimin e tij për kualifikimin e kombëtares së futbollit në kampionatin evropian.
“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”, ka shkruar Begaj.
Teksa, kualifikimin e kuqezinjve në kampionat, Rama e ka cilësuar si një dhuratë fantastike
“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Ai po ashtu ka vizatuar në mënyrë digjitale shqiponjën dykrenore ku mbi të ka shkruar “Euro 2024”.