Kombëtarja e Shqipërisë siguroi sonte edhe matematikisht kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar pamjet nga festa pas ndeshjes e futbollistëve, bashkë me tifozët që kishin udhëtuar për ta ndjekur ndeshjen nga afër.
“O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR. T’u thuash faleminderit tifozëve më të mirë në botë është pa”, thuhet në mesazhin e FSHF-së krahas kësaj videoje.
Pamje nga kjo festë ka publikuar gjithashtu edhe faqja zyrtare e UEFA-s.