Kosova sot luan ndaj Zvicrës

Kosova sot luan ndaj Zvicrës

Kosova sot do të përballet me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Takimi do të nis nga ora 20:45, e që do të luhet në Bazel, ku “Dardanët” do të kërkojnë pikët maksimale që të mbajnë shpresat gjallë për kualifikim.

Në mënyrë që Kosova të kualifikohet i duhet që të marrë tri pikë të plota nga Zvicra, ndërsa në anën tjetër, Rumania të marrë së paku një pikë ndaj Izraelit.

Ndërsa, në rundin e fundit, Kosova duhet të fitojë si vendase ndaj Bjellorusisë, ndërsa Rumania ta mposht Zvicrën.

Në pesë ndeshjet e fundit, Zvicra ka vetëm një fitore dhe katër barazime, ndërsa Kosova i ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Në këtë takim, Kosova nuk do të mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi, i cili është lënduar në takimin që Kosova pati me Izraelin.

Related Articles