Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se edhe nesër priten të vazhdojnë punimet në Pekaz të Poshtëm të Skenderajt pasi janë gjetur mbetje mortore të viktimave kohës së luftës në Kosovë.
“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës”.
“Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor. Në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa para 11 ditëve. Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Haxhiu.