Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në konferencën ‘KosovaPar2023’, ku bëhet fjalë për të ardhmen e Administratës Publike, për fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj.
Kurti vuri në pah se konferenca ‘Kosovapar2023’ nga ky vit do të shndërrohet në një ngjarje vjetore.
Ai foli për rëndësinë e kësaj konference, sepse, sikundër tha ai, bëjnë bashkë akademikë, zyrtarë publikë nga vendi e bota, për të debatuar, për të shkëmbyer si ide, ashtu edhe përvoja rreth praktikave më të mira të reformimit të administratës publike
Kurti theksoi se reforma për administratën publike është prioritet i qeverisjes së tij
“Praktika e shteteve tjera në Evropë ka dëshmuar se një administratë publike efikase, moderne e transparente dhe llogaridhënëse është çelësi i të gjitha reformave tjera”, deklaroi Kurti
Ai më tej shtoi se një reformë ë tillë sjell përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, rritjen ekonomike, drejtësinë dhe punësimin e rrjedhimisht edhe integrimin evropian e euroatlantik, derisa theksoi se këto reforma t’i bëjë realitet.
“Cilësia e administratës publike është edhe më e rëndësishme sesa profile të tjera sa i përket shpejtësisë së anëtarësimit të një vendi në BE.