Ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri hodhi disa akuza kundrejt ministres aktuale të këtij dikasteri, Albulena Haxhiut, raporton Gazeta Enigma.
“Para tri ditëve kishim një zjarr vënie që nuk dihet si u shkaktua në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu duhet theksuar fakti se brenda kësaj periudhe nuk kishte asnjë angazhim të instituvioneve për montimin e një sistemi që do ta mbronte nga zjarr vënia një institucion kaq të rëndësishëm. Kjo duhet të hetohet”, tha Tahiri.
I menjëhershëm ishte reagimi i ministres Haxhiu e cila e nisi fjalën e saj duke thënë se “Me qenë si ti m’kish ardhë turp me folë”.
Për këtë ajo dha disa arsyje.
“Sepse ke qenë ministër i drejtësisë dhe na thuaj këtu se cili ka qenë veprimi i yti për ti adresuar problemet në Institutin e Mjekësisë ligjore. Asnjë i vetëm. Keq ma ke lon institutin, keq ma ke lënë Shërbimin korrektues. Pra nëse s’ke bo asgjë si ministër i drejtësisë, tash mundesh me hesht, ose nëse nuk mundesh me hesht të paktën mos me hedh hi këtu në Kuvend”, tha Haxhiu. /Gazeta Enigma.